Myrto Uzuni ka bërë realitet një nga ëndrrat e tij më të mëdha. Sulmuesi shqiptar ka arritur të debutojë në Champions League.

E ku ka më mirë se ndeshjen e parë ta luash përballë idhullit tënd. Myrto Uzuni ndan fushën që nga minuta e 80 me Cristiano Ronaldon.

Sapo la pas Covid-19, por trajneri ka vendosur t’I japë minuta në fushën e lojës në përballjen kundër Juventusit.

Fatkeqësisht rezultati nuk është aspak në favor të hungarezëve, për këtë arsye Ferencvarosh dëshiron të luajë të gjitha shanset për të shënuar golin e nderit kundër bardhezinjve.

Këta të fundit janë duke udhëhequr me shifrat 0-4, teksa një dorë të mirë në rezultat kanë pasur edhe gabimet e portierit.