Legjenda e futbollit anglez, Wayne Rooney në një intervistë me The Times ka treguar një fakt interesant me shoqërinë e tij me yllin portugez, Cristiano Ronaldo, shkruan VAR Kosova.
Rooney dhe Ronaldo kanë kaluar së bashku pesë vite në klubin e madh anglez Manchester United, duke fituar të gjitha trofetë e mundshëm.
Në një intervistë me The Times, ai ka zbuluar një detaj interesant se si i ka blerë një hamburger Ronaldos para një ndeshjes.
“Me Cristianon, e mbaj mend një herë para një ndeshje ne ndaluam në McDonald sepse ai dëshironte të një “BigMac” (hamburger të madh). Ai po tentonte të shtonte peshë për shkak se ai ishte shumë i hollë. Unë isha duke vozitur dhe kaluam nga shërbimi “merr me veti” për t’ia marrë atij një “Big Mac”, ka deklaruar Rooney, transmeton VAR Kosova.
Gjatë kohës së tyre së bashku me Carlos Tevez, janë konsideruar si treshja sulmuese më ë mira në botë.
Ronaldo nga Manchester United është larguar në vitin 2009 duke u transferuar në Real Madrid, ndërsa Rooney u largua në vitin 2017 nga “OldTrafford” si golashënuesi më i mirë i skuadrës në histori.
Rooney ditë më parë është emëruar trajner i përkohëshëm i Derby County pas shkarkimit të Philipe Cocu. /Var Kosova/