Franca ka mposhtur Suedinë me rezultat 4-2 në Grupin 3 të Ligës A në Ligën e Kombeve.

Sulmuesi Olivier Giroud ishte në formë të mirë duke shënuar dy gola në këtë ndeshje.

Mysafirët kaluan të parët në epërsi me golin e Viktor Claesson në minutën e 4-të.

Giroud barazoi rezultatin në minutën e 16-të.

Mbrojtësi i djathtë Benjamim Pavard kaloi Francën në epërsi në minutën e 36-të.

Olivier Giroud në minutën e 59-të shënoi për 3-1, pas asistimit të Kylian Mbappe.

Robin Quaison shënoi për Suedinë në minutën e 88-të, por rezultatin përfundimtar e vendosi Kingsley Coman, në minutën e pestë shtesë./VAR Kosova/