Ylli 21-vjeçar i Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe, ka shënuar golin numër 100 me fanellën e skuadrës francezi, në 137 ndeshje të zhvilluara.
Mbappe shënoi golin e tretë për PSG-në, në fitoren në udhëtim kundër Montpellier.
Serinë e golave e hapi mbrojtësi i PSG-së Colin Dagba, në minutën e 33-të.
Vendasit barazuan në minutën e 41-të me golin e Stephy Mavididi.
Italiani Moise Keane, kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 77-të, kurse goli i Kylian Mbappe në minutat shtesë të ndeshjes, vulosi fitoren e PSG-së./VAR Kosova/