Është hedhur shorti për 1/16 e finales së Kupës së Kosovës në selinë e FFK-së më fillim nga ora 13:00.

Në këtë rreth kanë marrë pjesë 32 klube, ku janë të përfshirë skuadrat e Superligës dhe Ligës së Parë, teksa pjesë janë edhe dy skuadra që kanë siguruar kalimin në këtë rreth nga tri fazat e para, që ishin të përfshira klubet e Ligës së Dytë dhe të Ligës së Tretë.

Besa – Istogu

Vushtrria – Drenica

Flamurtari – Drenasi

Prizreni – Feronikeli

Vitia – Ferizaj

Onix – Llapi

Ulpiana – Liria

Vëllaznimi – Trepça ‘89

FC A&N – Kika

Vllaznia Pozheran – Dukagjini

Drita – Trepça

Kosova Prishtinës – Prishtina

Gjilani – KEK-u

Ramiz Sadiku – Arbëria

Malisheva – 2 Korriku

Dardana – Ballkani

Ndeshjet për 1/16 e finales së Kupës së Kosovës, do të zhvillohen më 16 dhe 17 dhjetor.