Ylli i Milanit, Zlatan Ibrahimovic është lënduar përsëri, transmeton VAR Kosova.
Sulmuesi suedez i Milanit, Ibrahimovic, ishte duke u rikuperuar nga një tërheqje muskulare ndërsa tani është konfirmuar se “Ibra” është dëmtuar përsëri.
Lajmin e ka bërë të ditur “Sky Sport”, ku thuhej se Ibrahimovic u lëndua në stërvitje dhe pritet të rikthehet në fillim të vitit të ardhshëm.
Është ky lajm i keq për trajnerin Stefano Piolo, i cili nuk ka arritur të fitojë dy sfidat e fundit në Serie A.