Astrit Selmani është lojtari më i ri i Hammarbyt. Sulmuesi 23 vjeçar ishte pjesë e Varbergs në Suedi, teksa në 25 ndeshje, ka shënuar 15 gola. Jo vetëm kaq, pasi lojtari i lindur në Malmo ka dhënë 6 assiste.
Selmani bën tanimë hapin gjigand të karrierës duke nënshkruar një kontratë që e mban të lidhur me Hammarbyn (Ekip i elitës suedeze) deri në vitin 2024. Sa i përket eksperiencave të kaluara, Selmani ka luajtur edhe për skuadra të tjera në Suedi si BK Olympic, Angelholm, Rosengard apo dhe Kristiangard. Me interes të madh priten përformancat e tij me Hammarbyn.
Ai shpreson të përshtatet sa më shpejt, duke fituar kështu vendin e titullarit.