Skuadra angleze Chelsea ka fituar kundër West Ham United me rezultat 3-0.

Golin e parë në ndeshje e shënoi qendërmbrojtësi brazilan, Thiago Silva.

Ai shënoi një gol mjaft të bukur me kokë në minutën e 10-të të takimit.

Dy golat e tjerë u shënuan nga sulmuesi anglez, Tammy Abraham.

23-vjeçari shënoi në minutën e 78-të dhe të 80- të.

Chelsea është në vendin e pestë në tabelën e Premier League./VAR Kosova/