‘Majtaku’ i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova bëri paraqitje të mirë me klubin e Baselit këtë gjysmë-sezon.
Me përfundimin e pjesë së parë të sezonit në Superligën zvicerane, Edon Zhegrova ka ardhur në Kosovë për pushime.
Ai po qëndron në Prishtinë, ku përmes “Instagramit” i ka njoftuar fansat e tij.
E nga gjitha kjo, Zhegrova në ‘Instastoryn” e tij ka postuar një fotografi të një fansi, ku shihet se në këmbë ka vendosur emrin sulmuesit kosovar.