Mesfushori kosovar nis bisedimet për vazhdimin e kontratës Mesfushori kosovar, Përparim Hetemaj pritet ta vazhdoj kontratën me skuadrën e Beneventos.
Drejtori sportiv i skuadrës italiane, Paszuale Foggia ka theksuar se në javën e ardhshme do të nisin bisedimet për të ardhmen e lojtarëve, derisa është raportuar se janë të kënaqur me Hetemajn. Hetemaj me Beneventon ka kontratë deri në qershor të vitit të ardhshëm.
Vet futbollisti nga Kosova ka thënë se është i kënaqur te klubi që garon në Serie A. Beneventos ish-futbollisti i Finlandës iu bashkua në shtator të vitit të kaluar nga Chievo, derisa këtë edicion në dhjetë ndeshje ka kontribuar me një asistim.