Një penallti ishte vendimtare dhe Manchester United triumfoi me rezultatin 2-1 kundër Aston Villa. Paul Pogba e fitoi 11-metërshin e kthyer në gol nga Bruno Fernandes, ndërkohë që u bë protagonist edhe në një moment tjetër.

Mesfushori francez, në pjesën e dytë, gjatë një sulmi nga e majta me Luke Shaw, u pa t’i përcillte një mesazh shumë domethënës mbrojtësit të Manchester United.

https://streamable.com/y73wka

Shaw humbi një duel në zonë dhe Pogba i thotë shokut të skuadrës që “hidhu, duhet të ishe hedhur”. Vetë francezi u rrëzua njëherë dhe e mori penalltinë, por ajo nuk i ka mjaftuar mesfushorit dhe tani tenton t’u japë leksione edhe të tjerëve.