Është mbyllur takimi i javës së 16-të në Premier Ligën angleze mes Tottenham Hotspur dhe Leeds United.
Skuadra e Jose Mourinhos shënoi fitore me rezultat 3-0, në takimin që filloi në ora 13:30.
Goli i parë në ndeshje erdhi nga Harry Kane në minutën e 29-të përmes penaltisë. Tutje, pak para fundit të pjesës së parë, Heung-Min Son, shënoi për 2-0.
Goli i tretë erdhi përmes mbrojtësit Toby Alderweireld, në minutën e 50-të.
Son bëri histori personal në këtë takim duke shënuar golin e 100-të me fanellën e Tottenham Hotspur.
Me këtë fitore, Tottenhami renditet në pozitën e tretë në tabelë me 29 pikë ndërsa Leeds mbetet në të 11-n, me 23 sosh.