18 vjeçari i cili është përmendur mbi një kalim të mundshëm në Manchester United dhe Juventus, ishte shumë afër penzionimit në moshën 16 vjeçare, transmeton VAR Kosova.

Mbrojtësi i majtë i Romës, Riccardo Calafiori, po konsiderohet si njëri nga talentët më premtues italian të kohëve të fundit, ku vetëm sa ka nisur të lë gjumë në ekipin e pare të Giallorossi.

Vetëm dy vite më pare, teksa luante vetëm ndeshjen e dytë të Romës U19 ndaj Viktoria Plzen në Ligën e Kampionëve për të rinj, Calafiori, ishte viktimë e një ndërhyrje brutale nga Vaclav Svoboda, që ja theu gjurin e djathtë në copa të imta.

Të gjitha ligamentet në gjurin e Calafiorit ishin thyer, së bashku me miniskusin dhe kapsulën artikulare, me doktorët që u shprehën se një lëndim i tillë ndodh “njëherë në 10 vjet”.

Dëmtimi i tij kategorizohej si lëndim nga ata që motoçikëlistët pësojnë në aksidente rrugore dhe jo një dëmtim futbolli.

16 vjeçarit i ishte thënë, se karriera e tij rrezikohej dhe se kishte gjasa që ai nuk do të mund të luante më futboll.

Ndoshta dikush tjetër, me një mentalitet tjetër edhe mund të ishte tërhequr por jor Calafiori, i cili pas një operacioni në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nisi rrugën e gjatë drejt rikthimit në fushën e blertë.

Pjesë e akademisë së Romës që nga mosha 9 vjeçare, Calafiori, fillimisht doli në skenë gjatë sezonit 2017-18, ku në moshën 15 vjeçare, ishte një ndër lojtarët kryesor në fitimin e kampionatit dhe kupës për moshat U17.

Talenti i tij ishte aq i dukshëm, saqë superagjenti Mino Raiola, që ka në menaxhim yjet e mëdha të futbollit si Erling Haaland apo Paul Pogba, nxitoi të bëhej përfaqësuesi i tij.

Saktësisht 347 ditë nga lëndimi, karriera e Calafiorit filloi për herë të dytë, teksa u rikthye në aksion në fillim të sezonit 2019/20 me ekipin e të rinjëve të Romës.

“Ky rrugëtimi është definitivisht situata më e vështirë në të cilën kam qenë” – u shpreh ai për Roma TV.

“Kisha gjurin e lënduar që kishte tri herë madhësinë e gjurit tjetër”.

Fonseca, trajneri i Romës, i dha debutimin Calafiorit, në sfidën e fundit të sezonit të kaluar, ndaj kampionëve të Italisë, Juventusit.

Calafiori ra menjëherë në sy, duke fituar penalltinë të cilën e konvertoi në gol Diego Perroti, para se të shënonte vet gol i cili u anulua për shkak të pozitës jashtë loje.

Roma fitoi 3-1 në Torino, por më shumë se tri pikët, fitoi një talent jashtëzakonisht premtues.

Fonseca tentoi ta ulte presionin tek lojtari, duke thënë se “Calafiori është një lojtar i ri, i talentuar por që ka nevoj për kohë që të mund të rritet. Ta konsiderojmë si lojtarin më të mirë në botë nuk është e nevojshme për të. Ne besojmë që ai do të ketë një të ardhme të mrekullueshme”.

Goli i parë ndaj Young Boys në Europa League.

Calafiori është paraqitur edhe në dy sfida tjera në Serie A, teksa ka përvojën për të luajtur në qendër të mbrojtjes, si dhe në krahë, i cili është pozicioni i tij i preferuar.

Fansat e Romës ëndërrojnë, që pas penzionimit të Francesco Tottit dhe Daniele De Rossit, të kenë një lojtar nga akademia të cilën mund ta adhurojnë. Duke pasur parasysh rrugëtimin e Calafiorit deri këtu, ka shumë të interesuar në Romë dhe jo vetëm që ai ta realizoi potencialin e padiskutuar./VAR Kosova/