Sapo u mbyllën 7 ndeshje të javës së 16 të Serie A. Këtë javë surprizën e bëri Interi, që kapitulloi ndaj Sampdorias. Skuadra e Claudio Ranierit arriti të shënojë dy gola në pak minuta në pjesën e parë, teksa Inter humbi një penallti me Sanchez.


Në pjesën e dytë skuadra e Conte shënoi për 2-1, por nuk arriti të paktën të barazonte dhe të merrte një pikë në këtë betejë. Ndërkohë, në sfidat e tjera, Lazio arriti të mundë pastër me shifrat e 2-0 skuadrën e Fiorentinës.

Titullar në këtë sfidë gardiani i kombëtares sonë, Thomas Strakosha, i cili nuk pësoi sot dhe arriti të bëjë tre pritje. Atalanta vazhdon me momentin e saj të mirë. Skuadra nga Bergamo sot mundi pastër me shifrat 3-0 Parmën. Titullar si zakonisht Gjimshiti, që ishte ndër më të mirët në mbrojtje.


Edhe Roma e Marash Kumbullës korri fitore sot, teksa viktima e kryeqytetasve ishte Crotone, që doli e mundur në nga stadiumi i saj me shifrat 1-3. Ylli i kombëtares u aktivizua në minutën e 64-t. Në ndeshjet e tjera, Sassulolo u rikthye te fitorja, duke mundur Genoan me shifrat 2-1 dhe Torino arriti një barazim 1-1 ndaj Hellas Verona.