Klubi i Premier Ligës angleze, West Ham United, ka emëruar  Eve Vorley, ish aktoren e filmave pornografike në bordin e drejtorëve, transmeton VAR Kosova.

West Ham United është një ndër klubet më të kritikuar nga fansat në ligë, ku kishte shumë protesta ndaj pronarëve, përfshirë një rast kur shikuesit u futën në fushën e blertë.

Këtë sezon ndërkohë, “Hammers” të udhëhequr nga David Moyes janë në pozitë të mirë, duke u renditur në vendin e 10-të në ligë.

55 vjeçarja Vorley, kishte luajtur në shumë filma pornografik në fundin e viteve të 90-ta dhe vitet 2000.

David Sullivan, i cili është bashkëpronar i West Ham United, është partner me Vorley-in duke qenë se të dy vinë nga industria pornografike.