Trajneri i ri i Parisit, Maurizoi Pochettino ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Lajmin e ka bërë të ditur vet skuadra e Parisi SG përmes një postimi në ‘Twitter”.

Ish-tekniku i Tottenhamit e mori drejtimin e Parisit në fillim të këtij viti, ku edhe e fitoi trofeun e Superkupës së Francës.

Ishte ky trofeu i parë në karrierë, ndërkohë tashmë duhet të izolohet nga skuadra për dy javët e ardhshme.