Nga një gol në secilën pjesë, i kanë mjaftuar Interit për t’i marrë tri pikë të reja kundër Juventusit.
Antonio Conte dhe Arturo Vidal kanë mposhtur ish-skuadrën e tyre në derbin e Italisë.
Kiliani shënoi golin e parë në ndeshje në minutën e 12-të.
Ky ishte edhe rezultati i pjesës së parë.
Në fillim të pjesës së dytë, vendasit shënuan përsëri.
Italiani Nicolo Barella, dyfishoi epërsinë për Interin, në minutën e 52-të.
Interi me këtë fitore rrëmben pozitën e parë dhe ka pikë të barabarta me Milanin që të hënën luan kundër Cagliarit./VAR Kosova/