Sokratis Papastathopoulos nuk është më futbollist i Arsenalit. Klubi londinez ka njoftuar se ka zgjidhur kontratën me mbrojtësin grek, i cili është i lirë të bisedojë me çdo skuadër të mundshëm.

32-vjeçari u bë pjesë e “Topçinjve” në verë të vitit 2018, pas një periudhe 5-vjeçare në Bundesligë të Borussia e Dortmundit.

Një nga destinacionet e mundshme të Sokratis është Genoa, klub në të cilit mbrojtësi grek është aktivizuar në periudhën 2008-2010.