Nënkampioni i botës me Kroacinë, Dejan Lovern u largua vitin e kaluar nga Liverpool në drejtim të Zentit për 11 milionë euro, transmeton VAR Kosova.

Lovren u largua në kërkim të minutave, duke qenë se në Liverpool mbeti rezervë pasi Klopp preferonte Virgil Van Dijk dhe Joe Gomez.

Por, Liverpooli u përball me lëndime të shumta këtë sezon, ku mesfushorët Fabinho dhe Henderson po detyrohen të luajnë në pozitën e mbrojtëseve të qendrës.

“Nuk i bie pishmanit që jam larguar, ishte një vendim i prerë”- u shpreh Lovren për Sport Express.

“Mendoj se më shumë i mungoi unë Liverpoolit sesa Liverpooli mua, e di këtë pasi Jurgen Klopp më shkroi së fundi duke më thënë që na mungon” – përfundoi ai.

Lajme të mira ndërkohë për Jurgen Klopp, pasi Joel Matip, është rikthyer në stërvitje dhe pritet të luaj në ndeshjen e radhës në Premier Ligë.