Liverpool është mposhtur në shtëpi për herë të parë pas tri vitesh në Premier Ligën angleze, transmeton VAR Kosova.
Liverpooli nuk e ka nisur mirë vitin 2021, ku ndeshjet pa fitore vetëm po shtohen.
Kësaj radhe ishte radha e Burnleyt që të merrte pikë nga kampioni në fuqi, madje të tria.
Pjesa e parë nuk solli shumë, pasi ishte vetëm një rast në Divock Origi në minutën e 44-të, por që nuk solli asgjë.
Edhe në të dytë Liverpooli rrezikoi me Trent Alexander Arnolld dhe Mohamed Salah, por pa sukses.
Në minutën e 82-të, mysafirët fituan penallti.
Ashley Barnes ishte i saktë nga pika e bardhë për të shënuar për 1-0.
Roberto Firmino kishte rastin të barazonte në minutën e fundit të kohës së rregullt, por nuk ishte i saktë.
Me këtë humbje Liveprooli mbetet në vendin e katërt me 34 pikë, gjashtë më pak se lideri Manchester United.