Frank Lampard është shkarkuar nga Chelsea. Klubi anlgez sapo ka njoftuar nëpërmjet një komunikate për shtyp se kane ndarë udhët me trajnerin anglez.

Në orët e para të mëngjesit së sotëm u raportua se Lampard do të shkarkohet nga bordi i Chelseat.

Lampard sezonin e kaluar u emërua trajneri i Chelsea, duke e kualifikuar në Ligën e Kampionëve.

Këtë sezon londinezët investuan mbi 220 milionë euro në transferime, përkundër investimeve në futbollistë sezoni i Chelsea është duke shkuar tejet dobët.

Në dhjetor ishin lider, ndërsa tani janë në pozitën e nëntë me 29 pikë.