Thomas Tuchel të mërkurën mbrëma debutoi në bankinën e Chelseat si trajner në barazimin pa gola kundër Wolverhampton.

Tuchel në prag të fillimit të pjesës së dytë i dha disa instruksione shtesë kapitenit të Chelseat, Cesar Azpilicuetas.

Trajneri gjerman duket se ende nuk është mësuar me emrat e futbollistëve të tij, pasi  ia gaboi emrin mbrojtësit spanjoll.

Kamerat televizive kapën momentin kur Pulisic ia shpjegonte Tuchelit se ia ka gabuar emrin Azpilicuetas.

Ai në vend të Azpi e thërriste Azpil dhe këtë gjë e dalloi mesfushori sulmues amerikan, Christian Pulisic, i cili korrigjoi trajnerin gjerman.

The American was spotted by the TV camera explaining to Tuchel it was 'Azpi' and not 'Azpli'

Tuchel pasi nënshkroi kontratën ditën e martë me klubin anglez, me të mbërritur në Londër, ai zhvilloi një seancë stërvitore.

Pulisic dhe Tuchel kanë punuar së bashku në klubin gjerman Borussia Dortmund.

It was Tuchel who gave American Pulisic his big breakthrough when at Borussia Dortmund

Para se të emërohej trajner në Chelsea, Tuchel këtë sezon ishte trajner i PSG. /VAR Kosova/