Finalja e Kupës së Mbretit ndërmjet dy rivalëve lokal, Real Sociedad – Athletic Bilbao, do të luhet pa praninë e publikut.

Kjo finale ishte e paraparë për t’u zhvilluar vitin e kaluar, por që është shtyrë për datën 4 prill të këtij viti.

Është gazeta e njohur spanjolle “Marca” ajo që ka raportuar se dy skuadrat baske do të jenë pa përkrahjen e tifozëve në shkallët e stadiumit këtë ndeshje të rëndësishme.

Edhe pse ende nuk është publikuar vendimi zyrtar nga Liga Spanjolle, shanset janë minimale që finalja të ketë fansa të pranishëm nga afër.

Kujtojmë se për Real Sociedadin aktivizohet futbollisti shqiptar, Adnan Januzaj.