Arbër Zeneli ka munguar në dy ndeshjet e fundit për shkak të lëndimit në muskul.
Burime afër futbollistit bëjnë të ditur që mesfushori kosovar është rikthyer të hënën në stërvitje por nuk ka mbajtur seancën e plotë në grup.
25 vjeçari planifikon që të enjtën të zhvillojë stërvitjen e plotë.
Ka gjasa që Zeneli të jetë në dispozicion të shtunën për disa minuta lojë kundër Lorientit.