Jo vetëm lajme negative te Real Madrid. Mbrojtësi i kampionëve të Spanjës, Nacho Fernandez ka rezultuar negativ në tamponin e fundit.
31-vjeçari doli pozitiv më datë 26 janar dhe këto ditë i ka kaluar në karantinë. Sot kreu testin e radhës dhe mori përgjigjen që priste.
Nacho do të bashkohet me skuadrën në stërvitje ditën e nesërme dhe do të jetë gati për transfertën kundër Huescas (6 shkurt).