Interi ka marrë edhe fitoren e tretë ndaj Fiorentinës brenda këtij edicioni, të dytën në kuadër të kampionatit Serie A.
Neroazzurët kanë triumfuar në udhëtim te Fiorentina më lehtë se që pritej me rezultat të pastër 0-2.
Interi e nisi më mirë lojën duke krijuar raste të mira, por për ta parë golin e parë në ndeshje u desh të kalonin gjysmë ore lojë.
Mesfushori italian që po kalon formë të lartë, Nicolo Barella shënoi një gol spektakolar nga distanca për t’i dhuruar epërsinë zikaltërve 0-1.
Me epërsinë minimale të Interit përfunduan edhe 45 minutat e para të kësaj sfide.
Edhe pjesa e dytë nisi për mrekulli për vendasit, ku pas shtatë minutash gjetën edhe golin e dytë dhe të fitores.
Ishte një bashkëveprim i dy anësorëve, me Achraf Hakimin që asistoi për mrekulli te Ivan Perisic i cili shënoi për 0-2.
Përkundër përpjekjeve nga vendasit në pjesën e mbetur të lojës, gola më nuk pati dhe Interi arriti fitore të vlefshme 0-2 në Artemio Franchi. Me këtë fitore Neroazzurët marrin përkohësisht kryesimin në Serie A, me 47 pikë të tubuara, një më shumë se Milani që ka ndeshjen me Crotonen të dielën.