Kapiteni i Real Madridit, spanjolli Sergio Ramos ka pësuar një lëndim të rëndë në gju, raportojnë sot mediat spanjolle, transmeton VAR Kosova.

34 vjeçari duhet të operohet në gju, dhe pritet të mungojë të paktën në dy muajt e ardhshëm.

Një operacion i tillë, është i komplikuar dhe sipas mediave spanjolle, ai mund të mos kthehet deri në fund të sezonit 2020/2021.

Kujtojmë që kontrata e Ramosit me Real Madridin skadon në qershor të këtij viti./VAR Kosova/