Interi vazhdon luftën për titullin e kampionit dhe së fundit ka fituar me rezultat 2:0 ndaj Fiorentinës. Pas ndeshjes, ka folur edhe ish-sulmuesi italian Antonio Cassano.
“Inter ka pasur kontrollin e ndeshjes nga fillimi deri në fund dhe e ka fituar me meritë ndeshjen”.
Edhe Antonio Cassano është dakord me dominimin zikaltër në fitoren 2-0 të marrë në fushën e Fiorentinës.
“Nuk kanë bërë presing dhe e kanë lënë të luajë, kështu që janë lodhur më pak”, ka shpjeguar Fantantonio në Bobo TV të Christian Vierit në Twitch.
“Në fushë ka bërë diferencën numri 7 i zikaltërve: Sanchez është i vetmi kampion i Interit bashkë me Eriksen. Kundër Juventusit ka qenë më i miri në fushë”.
“Kam lexuar gazetat një ditë më pas dhe i kanë vënë notën 4 ose 4.5, kjo për mua është një çmenduri. Edhe në Firencë ka bërë një ndeshje të madhe”.