Manchester United u kualifikua në çerekfinale të Kupës FA, mbrëmjen e kaluar, transmeton VAR Kosova.

Kualifikimi erdhi pas një goli në vazhdime të shënuar nga mesfushori Scott McTominay.

Por një moment emocional erdhi në minutën e 71-të të takimit, kur mesfushori holandez, Van de Beek, e kuptoi se po largohej nga ndeshja për ti bërë vend portugezit Bruno Fernandes.

Van de Beek e nis ndeshjen startues pas lëndimit të Paul Pogbas, lëndim i cili do ta mbaj jashtë fushave të blerta për disa javë, por që nuk arriti të shkëlqente duke bërë që Ole ta largonte teksa kishin mbetur edhe 20 minuta deri në fund të ndeshjes.

Teksa kuptoi se do të largohej, ish ylli i Ajaxit u shfaq tejet i dëshpruar me vendimin e Ole Gunnar Solskajer.