Dy vite më parë, ish trajneri i Juventusit dhe Real Madridit, Fabio Capello, tha se Cristiano Ronaldo e kishte humbur aftësinë për të dribluar, transmeton VAR Kosova.

Por, ndeshja e kaluar ndaj Interit në Kupën e Italisë dëshmoi të kundërtën.

Tashmë 36 vjeçar, Ronaldo dëshmoi se ende ka karburant “në tanke” duke bërë një driblim të jashtëzakonshëm ndaj mbrojtësve të Interit.

Ronaldo shmangi mbrojtësit por goditja e tij u ndal nga Samir Handanovic.

Kujtojmë që Juventusi u kualifikua në finale të Kupës së Italisë, ku do të luaj me Napolin ose Atalantan.