Ish trajneri i Fulhamit, Martin Jol, ishte shprehur se goli i Pajtim Kasamit ishte njëri nga golat më të mirë që ai kishte parë, transmeton VAR Kosova.

Madje Jol shkoi aq larg sa të sugjeronte se goli i sulmuesit shqiptar ishte më i mirë se goli i famshëm i Marc Van Basten, i shënuar në Kampionatin Evropian në vitin 1988.

“Ky ishte ndryshe, ai fillimisht kontrolli topin me gjokës e pastaj goditi. Të ndryshëm por besoj se ky i Kasamit ishte më i mirë” – kishte thënë ai.

Pajtim Kasami kishte barazuar shifrat në 1-1 ndaj Crystal Palace, para se ekipi i tij të triumfonte 4-1 pas golave të Steve Sidwell, Dimitar Berbatov dhe një goli të rrallë të Philippe Senderos.

Ndonëse ka kaluar një kohë e gjatë, ky gol i Kasami cilësohet edhe sot e kësaj dite si njëri nga më të mirët në histori ne futbollit anglez./VAR Kosova/