Portieri i Përfaqësueses së Kosovës, Arijanet Muriq ka debutuar me skuadrën e re holandeze, Willem II.
Mirëpo debutimi i Muriqit nuk ka shkuar siç duhet, pasi Willem II pësoi humbje të thellë 5:0 në udhëtim te Feyenoordi.
Ish-kampionët e Holandës, Feyenoordi ka krijuar 23 raste dhe kishte 12 goditje në portë, duke bërë kështu që “gardiani” i Kosovës ka pritur shtatë raste për gol.
Willem II ndodhet në pozitën e 16-të, vend ky ku e largon nga elita e futbollit holandez, derisa Feyenoordi është e pesta me 41 pikë.
Kujtojmë se Aro Muriq është i huazuar nga Manchester City te Willem II në afatin kalimtar të janarit.