Aventura e futbollistit austriak David Alaba do të mbyllet në fund të këtij edicioni.

Alaba njoftoi sot në një konferencë për shtyp se sezoni aktual do të jetë sezoni i tij i fundit në klubin bavarez.

“Unë kam marrë vendimin të provoj diçka të re duke filluar sezonin e ardhshëm. Ishte një vendim shumë i vështirë për t’i thënë lamtumirë këtij klubi pas 13 vjetësh. Unë nuk do të them asgjë për destinacionin tim të ardhshëm ende”, theksoi Alaba, shkruan Zeri.info.

Mediet raportojnë se Alaba mund të firmos me gjigantin spanjoll Real Madrid, një klub që tashmë ka arritur një marrëveshje në parim me lojtarin e lindur në vitin 1992.

Megjithatë, përmes babait të tij-agjent, në javët e fundit Alaba mohoi të kishte nënshkruar tashmë me klube të tjera dhe as sot ai nuk donte të shtonte asgjë në lidhje me këtë.