Është njëri nga futbollistët më të dalluar në fushë tek Milan, por Ante Rebic shquhet edhe për bamirësi jashtë saj, transmeton VAR Kosova.

Së fundmi Ante Rebić i AC Milan ka paguar të gjitha borxhet e njerëzve nga fshati i tij i lindjes Donji Vinjani.

Ai gjithashtu ka dhuruar para për zhvillimin e një institucioni për edukimin dhe rehabilitimin e fëmijëve.

Edhe pse u largua nga Kroacia në moshën 19 vjeçare në drejtim të Fiorentinës, Rebic asnjëherë nuk i harrojë banorët e fshatit të tij.