Gjatë ditës së djeshme, aktori i njohur kosovar, Fatmir Spahiu Bufi, ngriti një pyetje rreth fatit të Alexandro Patos, ish futbollistit të Milanit, transmeton VAR Kosova.
Alexandro Pato konsiderohej gjerësisht si njëri nga talentët më premtues nga Brazili.
Sulmuesi i cili nis karrierën tek Internacional, kaloi në vitin 2007 në Evropë, tek Milani, ku fillimisht shkëlqeu, duke shënuar 27 gola në dy sezonet e para.
Ndonënse arriti të shpallej kampion në Serie A, në vitin 2010, karriera e Patos nis të dal nga binarët, ku fajtor kryesor ishin lëndimet e shumta.
Tashmë 31 vjeçar, Alexandro Pato është futbollist nën kontratë të klubit amerikan, Orlando City, klub në të cilin ka luajtur edhe legjenda tjetër e Milanit, Leite Kaka./VAR Kosova/