Willem II u mposht sonte me rezultat të thellë në shtëpi të vet nga Utrecht me rezultat 0:6.

Portieri kosovar që mbron për ekipin holandez Willem II është duke pranuar gola me të madhe në kampionatin holandez.

Në ndeshjen e parë të dielën, Muric pranoi pesë gola, teksa ekipi i tij u mposht 5:0 nga Feyenoord, ndërsa sot pësoi edhe gjashtë tjerë, duke shkuar në 11 gola të pranuar në vetëm dy ndeshje të luajtura.

Aro Muric u transferua nga Girona në Holandë në minutat e fundit të afatit kalimtar të janarit.

Portieri kosovar është ende në pronësi të Manchester Cityt, ndërsa mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë me të në fund të këtij sezoni.