Manchester United ka fituar 3-1 në javën e 25-të në Ligën Premier përballë Newcastle Unitedit.
Pas gjysmë ore në Old Trafford, Marcus Rashford kaloi në epërsi Djajtë e Kuq, derisa Harry Maguire ishte në rolin e asistuesit.
Por, Newcastle nuk vonoi shumë dhe i barazoi shifrat në 1-1 me anë të Alan Saint-Maximin, gjashtë minuta më vonë.
Pjesa e dytë ishte e gjitha për Unhitedin, që arriti të shënonte edhe dy gola të tjerë.
Për rikthimin e epërsisë u përkujdes Daniel James që përfitoi nga një asistim i Bruno Fernandes në minutën e 57-të.
Për të vulosur fitoren e Unitedit u përkujdes mesfushori portugez që shënoi në minutën e 75-të nga pika e bardhë.
Pas javës së 25-të Manchester United është në vendin e dytë me 49 pikë, dhjetë më pak se lideri Manchester City.