Nedim Bajrami ka vendosur të veshë fanellën e Kombëtares së Shqipërisë.
Bajrami tashmë e ka përfunduar dilemën e tij, duke i thënë jo vazhdimit të karrierës me Zvicrën.
Ylli i Empolit ka refuzuar zviceranët për Kombëtaren e Shqipërisë dhe këtë e ka konfirmuar trajneri Mauro Lustrinelli.
“Ne kemi punuar shumë për ta marrë Nedimin. Ne u përpoqëm ta bindnim që ai të luaj për Zvicrën. Por, më pas na tregoi se zemra i rrah më shumë për Shqipërinë!”, ka thënë Lustrinelli.
Bajrami, 22-vjeçar ka pasaportë maqedonase dhe është i lindur në Tetovë.
Ai para transferimit në Itali te Empoli, kishte luajtur në Kampionatin e Zvicrës, në ekipin e Grasshoppers.