Pep Guardiola ka folur në konferencë për media në prag të sfidës ndaj Fulhamit në Premier Ligë, transmeton VAR Kosova.
“Qytetarët” vinë pas fitores së thellë 5-2 ndaj Southamptonit në “Etihad” xhiron e kaluar, teksa do tentojnë të shkojnë në 17 pikë nga vendi i dytë që mbahet nga Manchester United.
Duke folur për Scott Parker dhe pamjen e tij fizike, trajnerin e Fulhamit, Guardiola bëri shaka, duke thënë se një barazim do të mjaftonte pasi Parker është më i ri dhe ka ende flokë.
“Dëgjoni, ai është më i ri se unë, ka flokë dhe është padyshim më i mirë se unë. Do të pranoja një barazim ndaj tij” – u shpreh strategu katalonas.
Ka takim zhvillohet në Londër ditën e shtunë me fillim nga ora 21:00./VAR Kosova/