Valon Behrami gjatë gjithë karrerës së tij ka qenë lojtar i rëndësishëm për Zvicrën.

Gjatë një interviste të tij, ai theksoi se asnjëherë nuk ka pasur një ofertë zyrtare direkt nga FFK-ja dhe se nuk e ka pasur asnjëherë qëllimi paranë në reprezentacion.

Por. në një reagim zyrtar, ish-përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaki, ka thënë se me çdo kusht janë munduar ta sjellin Behramin në Kosovë.

“Realiti është që Valoni ka qenë prioritet, madje jemi mundu me çdo kusht deri në ditë e fundit ta afrojmë Valonin. Personalisht kam qenë edhe në Zvicër edhe në Angli për me u taku me Valonin, kam pasur kontakte të rregullta edhe me babain e Valonit, zoti Ragip Behrami të cilin e kam mik të afërt. Përpjekjet për afrimin e Behramit janë bërë edhe nga Fadil Vokrri dhe bashkëpunëtori im Muharremi”, tha Bunjaki.

Madje ai theksoi se i kanë bërë një ofertë duke i ofruar edhe shirin e kapitenit.

“Ftesën Valoni e ka pasë, madje iu ofru edhe traka e kapitenit për me na u bashkangjitë. Kemi dashtë me tregu sinqeritetin dhe projektin e rëndësishëm sepse e kemi kuptu që ardhja e Valonit do të jetë e rëndësishme edhe për lojtarë e tjerë, mirë vendimi ka qenë i Valonit, përfundoi Albert Bunjaki.