Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Bersant Celina ka asistuar në humbjen e Dijonit në shtëpi nga Bordeaux.

Skuadra e Celinës ka pësuar humbje 1:3, në kuadër të xhiros së 29-të kampionale në Ligue 1.

Goli i nderit për vendasit erdhi në minutën e 90-të me autor, Moussa Konate që realizoi pas asistimit nga Celina.

Dijoni është në vendin e fundit në tabelë me vetëm 15 pikë të grumbulluara.

Bordeaux është i 11-ti me 36 pikë gjithsej.

https://streamable.com/ll4py6