Kombëtarja e Shqipërisë është mundur nga Anglia në takimin kualifikues për Kampionatin Botëror “Katari 2022”, të zhvilluar sot në “Air Albania Stadium”.

Pas fitores në ndeshjen e parë ndaj Andorras, Shqipëria ka pësuar humbje nga Anglia me rezultatin 0-2, ku golat e takimit u shënuan nga Harry Kane në minutën e 38-të, dhe Mason Mount në minutën e 63-të.

Anglezët nisën mirë takimin, por rasti e parë të mirë e patën djelmoshat e Edi Reja në minutën e 13-të, ku i vetëm përball portierit, Myrto Uzuni nuk arriti të shënjestroi portën.

Anglia kaloi në epërsi në minutën e 38-të të takimit, ku pas një harkimi milimetrik, ishte Harry Kane që mposhti Etrit Berishën me një goditje të fortë me kokë.

Ky ishte goli i parë i Kane për Kombëtaren e Anglisë, që prej nëntorit të vitit 2019, ku kishte shënuar ndaj Kosovës në Prishtinë.Anglezët dyfishuan epërsinë në minutën e 62-të të takimit, me anë të mesfushorit të Chelsea, Mason Mount.Goli erdhi pas një gabimi në mbrojtje nga Berat Gjimshiti, nga i cili përfitoi Harry Kane, që asistoi për Mount.

Shqipëria mbetet në vendin e dytë në grup me tri pikë, teksa Anglia është në vendin e parë me gjashtë pikë të grumbulluara nga dy takimet e para.