Përfaqësuesja e Kosovës e ka nisur me humbje aventurën në kualifikimet për Kampionatin Botëror “Katar 2022”.
“Dardanët” pësuan disfatë në ndeshjen e parë kundër Suedisë me rezultat 0:3 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Mbrojtësi i Kosovës, Mërgim Vojvoda ka deklaruar pas ndeshjes se ishte takim i vështirë, derisa ka shtuar se në Spanjë ata do të shkojnë për të marrë pikët e plota.
“Sot ka qenë ndeshje e vështirë dhe e kemi ditur. Suedia ka lojtarë të mirë”, ka deklaruar Mërgim Vojvoda pas ndeshjes për Supersport Kosova.
“Në Spanjë shkojmë per fitore. E kemi parë se Spanja ka vuajtur ndaj Gjeorgjisë”.
Kosova ndeshjen e radhës luan në udhëtim te Spanja më 31 mars.



























