Arbitri serb i futbollit, Srdjan Obradoviç, i akuzuar disa vite më parë si një persona i implikuar në favorizimin e skuadrave të ndryshme me veprimet e tij në fushën e lojës, është bërë shembull për të gjithë ata që tentojnë të bëjnë gjëra të tilla.
Gjykata e Novi Sadit, e cila kishte hapur hetim ndaj tij, e ka dënuar me 15 muaj burg.
Sipas Gjykatës së Lartë, ai akuzohet se ka abuzuar me pozicionin e tij si gjyqtar në një ndeshje mes skuadrës së Spartak dhe asaj të Radniçki Nish në vitin 2018, duke favorizuara dukshëm ekipin vendas.
Në atë ndeshje ai dha një penallti skandaloze për një prekje të topit me dorë që nuk e ekzistonte, duke bërë që ndeshja të shkonte 2-0 për ekipin vendas.