Manchester United ka fituar 2-1 ndaj Brightonit në kuadër të javës së 30-të në Ligën Premier.

Golat për Djajtë e Kuq i shënuan Marcus Rashford dhe Mason Greenwood, derisa për mysafirët realizoi Dany Welbeck.

Unitedi ishte skuadër më e mirë në fushë dhe mori notën e përgjithshme 6.98, me Brightonin që u vlerësua 6.77.

Lojtari me paraqitjen më të mirë në këtë takim ishte Bruno Fernandes që u notua me 8.0.

Në këtë ndeshje u paraqit edhe sulmuesi shqiptar nga Kosova, Andi Zeqiri i cili u inkuadrua në dhjetë minutat e fundit të ndeshjes.

Ai gjatë këtyre minutave u vlerësua me notën 6.0

Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave: