Athletico Bilbao i bën favor Real Madridit dhe Barcelonës.

Skuadra baske mposhti Atletico Madridin në kuadër të xhiros së 33-të me rezultat 2:1.

Alex Berenguer dhe Inigo Martinez realizuan golat për vendasit, derisa golin e nderit për madrilenët e shënoi Stefan Savic.

Pas kësaj humbje “Los Colchoneros” mbesim në krye të tabelës me 73 pikë, dy më shumë se Reali e Barcelona, ndërsa tri larg Sevillës që mbyll top 4-en.

Bilbao me këtë fitore renditet në pozitën e dhjetë me 41 pikë.