Në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti për edicionin e tretë 2022/23 të Ligës së Kombeve.

Kombëtarja e Shqipërisë është pjesë e Ligës B, derisa Kosova do të jetë sërish pjesë e Ligës C.

Kosova është hedhur në Grupin 2 të Ligës C me fituesin e ndeshjes mes Qipros e Estonisë, me Greqinë sërish dhe me Irlandën e Veriut.

Në anën tjetër, Shqipëria është hedhur në Grupin 2 të Ligës B dhe do të ketë punë me Izraelin, Rusinë dhe Islandën.

Ndeshje interesante do të ketë në Ligën A.

Grupi i vdekjes shihet Grupi 3 ku do të përballen mes vete Italia, Gjermania, Anglia e Hungaria.

Interesant do të jetë edhe Grupi 2, ku Zvicra e Xhakës dhe Shaqirit do të ketë punë me Spanjën e Portugalinë.