Mbrojtësi i Ballkanit të Suharekës, Arbër Prekazi, po vazhdon të stërvitet.

Ai në një intervistë për KlanKosova, ka thënë se koronavirusi nuk e ka ndalur që të stërvitet.

Ushtrimet Prekazi po i kryen në hapësirën ku banon.

“Kemi ushtruar individualisht pasi nuk kemi dashur t’i thyejmë rregullat e vendosura nga shteti”, ka thënë Prekazi.