Nicolas Schiappacasse, sulmuesi në pronësinë e Sassuolo deri më 30 qershor 2023, ishte arrestuar në Uruguai nga policia në muajin janar, pasi iu gjet në makinë një pistoletë dhe disa pilula me lëngë narkotike.

Sulmuesi i krahut të majtë, i cili ishte huazuar te Penarol në vendlindjen e tij, është në telashe, edhe pse i ka shpëtuar burgut për momentin.

Gjykata ka vendosur për të, duke i dhënë dënimin me 14 muaj burg. Gjithsesi ai nuk do të qëndrojë në qeli, pasi dënimi i është konvertuar në arrest shtëpie dhe do lejohet vetëm të stërvitet me Tanque Sisley.

Veç arrestit të shtëpisë, ai duhet të bëjë edhe punë në komunitet. Sassuolo e ka blerë Schiappacasse në tetor të vitit 2020 nga Atletico Madrid B. Në Serie A ai ka luajtur edhe me skuadrën e Parma, i huazuar nga spanjollët në vitin 2019.