Chelsea i ka thënë Benficas se do të paguajë klauzolën e lirimit prej 120 milionë eurosh të Enzo Fernandez në këste, pasi ata kërkojnë të sigurojnë shërbimet e tij përpara mbylljes së afatit kalimtar janarit.
Prandaj, gjigantët e Ligës Premier do të udhëtojnë në Portugali të hënën (sot) për të zhvilluar një raund të ri bisedimesh me Benfican dhe për të bërë të ditur se do ta paguajnë kluazolën e 22-vjeçarit me këste.
Chelsea thuhet se do të ofrojë të paguajë klauzolën e lirimit prej 120 milionë euro të mesfushorit me këste pasi ata janë nën presion për të finalizuar një marrëveshje brenda 48 orëve të ardhshme.
Vendimi vjen pasi Benfica refuzoi ofertën e mëparshme të Chelseat prej rreth 85 milionë euro plus bonuse në fillim të muajit.